Humbi jetën nga energjia elektrike/ Sherri për trupin e një të vdekuri përplas policinë e spitalin

Shqipëria

Humbi jetën nga energjia elektrike/ Sherri për trupin e një të vdekuri përplas policinë e spitalin

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:06
Ilustrim

Sherri për trupin e një shtetasi që humbi jetën nga energjia elektrike, ka dërguar në komisariat dhe mandej ka vënë nën hetim punonjësit e një spitali privat dhe të një patrulle policore, që i akuzoi ata se po fshihnin trupin.

Çështja delikate, në përfundim u mbyll pa persona përgjegjës, ndonëse si të kallëzuar ishin oficerët e policisë. Sipas mjekëve, ata i kishin rënë me grushte dyerve të spitalit dhe i kishin akuzuar se po fshihnin trupin, ndaj kjo çështje duhej hetuar.

Dosja tregoi se hetimi u pushua, pasi nuk kishte vepër penale, ndonëse pati reagime për akuzën e veprimeve arbitrare dhe goditjes për shkak të detyrës.

Në fashikull, përmendet se “në orët e mbrëmjes, pranë shërbimit të urgjencës të spitalit…, është sjellë një person që kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Personi kishte pësuar vdekje klinike që në vendngjarje dhe kur e kanë transportuar për në spital, ishte pa shenja jete. Pas veprimeve të para në shërbimin e urgjencës, me synim për ta kthyer në jetë, personi është transportuar në sallën e terapisë intensive, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në pavijonin e mjekësisë, kthimi në jetë i shtetasit A.M., ishte i pamundur”.

Por spitali pretendoi, se gjatë kohës kur pacienti gjendej në reanimacion, personeli i sigurisë ka shoqëruar në këto ambiente një oficer të policisë gjyqësore, i cili ka deklaruar se po merrej me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat