Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Bishqem.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat