Financim deri në 65%, hapet thirrja e 4 për investime në agroturizëm, Rama: Ky është momenti për fshatin

Shqipëria

Financim deri në 65%, hapet thirrja e 4 për investime në agroturizëm, Rama: Ky është momenti për fshatin

Më: 12 janar 2022 Në ora: 09:51
Ilustrim

Është hapur thirrja e katërt për financimin e projekteve në fshat.  Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili bën apel që të personat e interesuar të aplikojnë sa më shumë për investimet në fshat pasi do të mbështeten përmes programit europian IPARD.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me thirrjen e katërt për financimin e projekteve në fshat, përmes programit europian IPARD, për të gjithë ata që duan të investojnë në fushën e turizmit rural, ky është momenti! Klikoni në linkun www.azhbr.gov.al dhe investoni për fshatin dhe familjen tuaj.  Ditë të mbarë të gjithëve🙏🏻.”shkruan Rama.

Programi IPARD II, financon 65% të vlerës për investime në agroturizëm që shkojnë nga 10 mijë deri 400 mijë euro.

“Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” ose siç njihet ndryshe “agroturizëm”, është një prej masave që do të vijojë të mbështesë programi IPARD II, në mbështetje të bujqësisë edhe në thirrjen e katërt të aplikimeve që është hapur më 10 janar e vijon deri më 25 shkurt 2022.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, njofton se, programi IPARD II, adreson një buxhet total prej 5.2 milionë euro në këtë thirrje.

Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, për projekte që kapin vlerën e financimit me një minimum vlere 10 000 euro dhe maksimum investimi 400 000 euro, për ndërtimin apo rikonstruksionin e objekteve ekzistuese sipas modelit tradicional që ato kanë, në përputhshmëri me karakteristikat e zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat