Sali Berisha ende duke u marrë në pyetje nga Prokurorët, mbërrin për të dëshmuar edhe Flamur Noka

Shqipëria

Sali Berisha ende duke u marrë në pyetje nga Prokurorët, mbërrin për të dëshmuar edhe Flamur Noka

Më: 13 janar 2022 Në ora: 12:19
Flamur Noka

Me dy gishtat lart para kamerave, deputeti Flamur Noka mbërriti në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 12:00 për të dëshmuar për protestën e dhunshme të datës 8 Janar në selinë blu.

Noka u fut në ambientet e Prokurorisë kur prej andej nuk kishte dalë ende ish kryeministri Sali Berisha.

Lideri historik i PD-së është thirrur për t’u marrë në pyetje këtë të enjte për protestën që ai kishte thirrur më 8 janar e cila degjeneroi në dhunë e kaos.

Berisha po dëshmon prej orës 11:00, ndërkohë në orën 12:00 pritej nisja e marrjes në pyetje e Flamur Nokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat