Abuzimi me 15-vjeçaren, gjykata kthen mbrapsht dosjen në prokurori

Shqipëria

Abuzimi me 15-vjeçaren, gjykata kthen mbrapsht dosjen në prokurori

Më: 14 janar 2022 Në ora: 13:05
Ilustrim

Hetimet në lidhje me rastin e abuzimit seksual të një 15-vjeçare në Tarazh të Mirditës, ku janë vënë nën akuzë 5 persona nuk janë bërë siç duhet. Në këtë konkluzion ka dalë Gjykata e Lezhës e cila pas disa seancave paraprake gjyqësore e riktheu çështjen, duke urdhëruar prokurorin Ylli Pjeternikaj që të plotësojë hetimet.

Vendimi është marrë nga Gjyqtari Artan Hajredinaj, pasi u njoh me dosjen dhe dëgjoi palët e përfshire në këtë proces.

Sipas burimeve, dosja ka pasur mangësi, duke ngritur dyshime të arsyeshme se nuk është arritur të provohen plotësisht akuzat për 5 personat e arrestuar në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë se të ndaluarit për këtë ngjarje dyshohet se nëpërmjet shantazhit kane kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren e cila ishte bashkëfshatare e tyre.

Nga hetimet e kryera dhe marrja në pyetje e vajzës thuhet se abuzimi me të ka nisur nga 32-vjeçari Artan Kaçorri, i cili dyshohet se e ka ndjekur, ngacmuar dhe ka mundur të lidhet me vajzën me të cilën ka kryer edhe marrëdhënie seksuale. Madje i ka bërë asaj edhe foto dhe video intime, të cilat u ka shpërndarë edhe 4 të ndaluarve të tjerë mes të cilëve edhe nipit 17 vjeçar.

Sipas organit të akuzës, të arrestuarit kane përdorur fotot dhe videot për ta shantazhuar 15-vjeçaren që të kryente marrëdhënie seksuale. Ngjarja kishte ndodhur për disa muaj me radhë në fshatin Tarazh të Mirditës, deri sa u identifikua nga e ëma e cila së bashku më të bijën bënë edhe denoncimin që vuri në pranga 4 burrat dhe një adoleshent. 

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat