Sëmundja po shkatërron pishën, në Klos dhjetëra hektarë janë prekur nga procesionarja

Shqipëria

Sëmundja po shkatërron pishën, në Klos dhjetëra hektarë janë prekur nga procesionarja

Më: 14 janar 2022 Në ora: 15:04
Sëmundja po shkatërron pishën, në Klos dhjetëra hektarë janë prekur nga procesionarja

Sëmundja e procesionares ka prekur dhjetëra hektarë pishë të zezë në Klos. Kjo sëmundje e përhapur masivisht në vend po dëmton rëndë pishën, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme pasi në të kundërt dëmet në mjedis do të jenë të mëdha.

Sëmundja e njohur si krimbi i Pishës, po rrezikon thuajse çdo pemë në bashkinë e Klosit.

Dëmtimit nuk i ka shpëtuar as ky masiv me pisha në fshatin Plan i Bardhë.

Lufta që i shpallën autoritetet kësaj sëmundje 7 vite më parë, tashmë mund të thuhet se është humbur.

Sëmundja e procesionares vijon të jetë prezente në të gjithë masivet pyjore me pishë të zezë në vend.

E favorizuar edhe nga temperaturat, procesionarja ka nisur zbritjen nga foleja.

Në shumë degë shihet se ajo e ka çarë strehëzën e saj dhe se po i drejtohet tokës për të kaluar një tjetër cikël jetësor.

Ministria e Bujqësisë pak vite më parë nisi të ndërhyjë me metodën mekanike të prerjes së degëve të infektuara dhe më pas djegien e tyre.

Por ekspertët thonë se kjo metodë ka dështuar, ndaj apelojnë për hartimin e një plani më efektiv pasi situata sa vjen e rëndohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat