17 vjeçari bie në “kurthin” e Policisë

Shqipëria

17 vjeçari bie në “kurthin” e Policisë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 09:44
Kallashi

Adoleshenti lëvizte i armatosur me kallash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P.

Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat