Policia bën bilancin e javës, u finalizuan 15 operacione, mbi 100 të arrestuar, ja çfarë u sekuestrua

Shqipëria

Policia bën bilancin e javës, u finalizuan 15 operacione, mbi 100 të arrestuar, ja çfarë u sekuestrua

Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:35
Pamje nga aksioni

Gjatë kësaj jave policia e shtetit ka zhvilluar 15 operacione, në kuadër të të cilave janë arrestuar 35 persona, 4 janë janë shpallur në kërkim 5 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Konkretisht sipas policië janë zhvilluar operacionet : "Pararoja", "Investigation", "RED LINE", “Fati i lojërave”, “Online”, "Identiteti”, "Disponimi 2", "Midnight", "FOLLOW", “Evazioni”, “Vila", “Bisakë”, ”Blic”, “Bërdica” dhe "Sergate".

Ndërkohë si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kësaj jave u bë e mundur kapja e 28 personave në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale dhe e 2 personave në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu janë zbuluar dy laboratorë, njëri për falsifikimin e dokumenteve dhe njëri për kultivimin e kanabisit me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar  rreth 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis, një sasi me kokainë, 1200 fidanë cannabis, 730 bimë cannabis, 64 llamba elektrike, 64 impiantë kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektikë.

Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 27 raste, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 12 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 20 persona dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 15 raste, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 4 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 11 të tjerë, si dhe janë sekuestruar 93 kompjutera që shërbenin për lojëra fati, 8 ruleta, çipsa dhe telefona celular që shërbenin për zhvillimin e basteve online.

Policia njofton se në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në vendin tonë nëpërmjet kufirit me shtetin grek, janë evidentuar 10 raste, për të cilat janë arrestuar 9 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Ndërkohë në fushën qarkullimit rrugor janë arrestuar 56 drejtues automjetesh, ndërsa 9 janë proceduar në gjendje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat