I shoqëruar nga forcat e ndërhyrjes së shpejt dhe policia, nga kush mbrohet Lulzim Basha?

Shqipëria

I shoqëruar nga forcat e ndërhyrjes së shpejt dhe policia, nga kush mbrohet Lulzim Basha?

Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:55
Luan Baçi

Luan Baçi është shprehur se është ende kryetar i degës së PD në Fier, pasi drejton strukturat e kësaj forcë politike.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, Baçi, ka komentuar dhe takimin e Lulzim Bashës në Fier, ku tha lëvizja e këtij të fundit ishte e qëllimshme si një mënyrë për të iu përgjigjur ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Ndër të tjera Baçi tha se në  takim kishte dhe freshista të forumit rinor të PS.

Luan Baçi: Unë vazhdojë të jem kryetar i degës së PD në Fier, strukturat drejtohen nga unë. Janë strukturat që përgatitën Kuvendin e 11 dhjetorit për degën e Fierit. Unë jam i zgjedhur nga një Kuvend i PD.  Ishte e qëllimshme zgjedhja e Fierit që Basha të bënte një takim. Njerëzit që ishin aty nuk kanë lidhje fare me strukturat. Takimi që u zhvillua është një show ashtu si Basha tani ka vendosur që të bëj disa veprime duke dashur që t’I përgjigjet lëvizjeve që bën Berisha Mund të them që kishte dhe freshista  aty brenda që janë anëtarë të forumit rinor të PS, dhe kanë marrë pjesë në takim.

Për Baçin, Basha me veprimet e tij është kthyer në një njeri qesharak.                     

Luan Baçi: Nga Basha nuk mund të marrim asgjë seriozisht. Është kthyer në qesharak me veprimet e tij. Janë veprime vërtetë për të ardhur keq. Veprime që nuk mund t’i bënte një lider që ka pretenduar që të ishte kryeministër i Shqipërisë. Këtë mundësi e ka djegur përfundimisht.

Ai tha se në Fier Basha ishte i shoqëruar nga forcat e ndërhyrjes së shpejt dhe policia, ndërsa ka ngritur pikëpyetje se nga kush mund të ketë frikë Basha.

Luan Baçi: Basha në Fier ishte i shoqëruar  nga forcat e ndërhyrjes së shpejt, nga trupa speciale dhe gjithë policia e Fierit dhe Vlorës, vihet në mbrojtje të tij, nuk e kuptoj se nga kush mbrohet Basha? Basha nuk vlen të përmendet as si deputetë i PD, e jo më si kryetar i kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat