Erdogan viziton sot Shqipërinë, pritet të nënshkruhen 7 marrëveshje

Shqipëria

Erdogan viziton sot Shqipërinë, pritet të nënshkruhen 7 marrëveshje

Më: 17 janar 2022 Në ora: 09:16
Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 09:25 të mëngjesit, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Forcat e të shuma policie ndodhen në aeroportin e Rinasit për ruajtjen e sigurisë. Në hyrje të aeroportit ndodhen edhe të rinj nga Shkupi për të mirëpritur presidentin turk.

Ndalesën e parë do e ketë në Laç, aty ku qeveria turke ka ndërtuar 524 apartamente pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Erdogan do marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga qeveria turke. Po në Laç, presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të sheshit të qytetit me emrin e tij.

Takimet më pas do të zhvendosen në kryeqytet ku në orën 13:00 do të zhvillohet takimi mes kryeministrit Rama dhe presidentit Erdogan.

Në orën 15.00 do të nënshkruhen 7 marrëveshje, memorandum mirëkuptimi dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme, për t’i lënë vendin më pas konferencës për shtyp mes dy liderëve.

Në orën 16.00, Erdogan do te marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në kryqytet.

Mbylljen e vizitës një ditore në Shqipëri, Erdogan do ketë në hapjen e sesionit të ri parlamentar, ku do të ketë një fjalë përshëndetëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat