Infektimet shtojnë vaksinimet/ Tiranë, edhe të rinjtë kërkojnë që të vaksinohen

Shqipëria

Infektimet shtojnë vaksinimet/ Tiranë, edhe të rinjtë kërkojnë që të vaksinohen

Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Rritja e infektimeve me Covid-19 ka shtuar interesin e qytetarëve për t’u vaksinuar, ku në një qendër shëndetësore kryen mbi 200 vaksinime në ditë.

 “Edhe te moshat e reja ka pasur rritje të interesit për tu vaksinuar, ka ndikuar edhe fakti që janë punonjës të administratës dhe u kërkohet vaksina”, Bruna Toçila, mjeke familje QSH10.

Interesi më i lartë mbetet për dozën e tretë nga të moshuarit, pasi është kjo grupmoshë që vuan dhe nga sëmundjet kronike.

 “Kam ardhur për të kryer dozën e tretë”, tha një qytetar.

Mjekja shpjegon se periudha e pritjes për tu vaksinuar pasi je infektuar është deri në 6 muaj, por qytetarët kërkojnë të vaksinohen edhe më herët.

Deri më tani në vendin tonë me një dozë është vaksinuar 52.7% e popullatës dhe 47.3% me dy doza.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat