Berisha akuza ndaj Agron Kapllanajt: Ka marrë 32 milionë euro tendera nga PS

Shqipëria

Berisha akuza ndaj Agron Kapllanajt: Ka marrë 32 milionë euro tendera nga PS

Më: 18 janar 2022 Në ora: 00:57
Sali Berisha

Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të PD në Fier, Agron Kapllanaj.

Ish-Kryeministri është shprehur se ku i fundit  ka përfituar miliona euro nga tenderat e Edi Ramës.

Berisha thotë se është kundër biznesit të demorkatëve, por është kundër bashkëpunimit të tyre në korrupsion në bashkëpunim me socialistët.

“Deputetët e partisë, ata që ndihen deputetë të PD, do të bashkohen me zgjedhësit e tyre, do të largohen nga Lul brava sepse aty janë në funksion të Edi Ramës. Do largohen nga një grup individësh, të cilët janë të lidhur me korrupsionin, tenderat, qeverinë aktuale. Ju i patë dje në Fier sesi një i vetëshpallur kryetar i Fierit, i emëruar nga Edi Rama, ishte fitues i 32 milionë tenderave nga bashkitë socialiste. Nuk jam kundër biznesit të demokratëve, por jam kategorikisht kundër bashkëpunimit të tyre në korrupsion me socilalistët.”- është shprehur Berisha në “Quo Vadis”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat