Manastirliu në Borizanë: Mbizotëron varianti Omicron, po ofrohet testimi në të gjithë territorin

Shqipëria

Manastirliu në Borizanë: Mbizotëron varianti Omicron, po ofrohet testimi në të gjithë territorin

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:04
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Qendrën e re Shëndetësore në Borizanë, Njësia Administrative Thumanë, e rindërtuar pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, e cila do t’ju shërbejnë rreth 5000 banorëve të kësaj zone.

Duke siguruar qytetarët për gatantimin e testimit pranë qendrave shëndetësore, Manastirliu ka deklaruar se aktualisht në vend mbizotëron variantin i ri Omicron dhe gjithashtu qarkullon edhe varianti Delta.

“Kemi një situatë që paraqitet me një rritje të incidencës sa i përket rasteve COVID19. Është vënë re qe ka një përqindje të lartë të qarkullimit Omicron dhe nga  informacionet që vijnë nga ISHP ka një përqindje të theksuar të qarkullimit të Omicron kundrejt variantit Delta që ka qenë më parë. Kjo do të thotë që duhet të jemi të kujdesshëm sepse rritja e numrit të infektimeve sigurisht shkakton edhe rritje të numrit të personave të cilët mund të shtrohen në spitale”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se situata në spitale paraqitet e qëndrueshme, kjo falë edhe punës e ndjekjes sipas protokolleve të pacientëve edhe nga mjekët e familjes.

“Edhe me variantin e ri Omircon ku ne jemi duke ndjekur impaktin e tij mbi të gjithë popullatën me Komitetin Teknik të Ekspertëve, të cilët janë duke ndjekur në dinamikë situatën, praktikisht numrat e rritur në mënyrë eksponenciale të qarkullimit të COVID19 në vendin tonë, nuk janë shoqëruar edhe në mënyrë eksponenciale me rritjen e shtrimeve në spitale. Por ajo çfarë është e rëndësishme është që duhet të vijojmë me dozën përforcuese për ata që janë vaksinuar me dy doza pasi dhe studimet tregojnë që kjo dozë ndihmon shumë nga simptomat e rënda edhe ul riskun për humbje të jetës”, theksoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se në të gjitha qendrat shëndetësore në territor po kryhet testimi i shpejtë për kapjen e hershme dhe izolimin e rasteve.

“Në qendrat tona shëndetësore ofrohet edhe testimi i shpejtë i antigenit dhe është një testim, i cili ndihmon shumë mjekun e familjes për të bërë verfikimin apo diagnozën diferenciale dhe për të ndjekur në vijim pacientët e prekur nga COVID19, në mënyrë që të luajmë atë rol që nevojitet në raport me kujdesin që shëndetësia duhet të ofrojë për çdo qytetar qoftë në sistemin ambulator apo në trajtimin në shtëpi por gjithashtu edhe për të referuar në momentin e duhur pranë strukturave tona spitalore dhe spitalet COVID”, tha Manastirliu.

Këto deklarata Ministrja Manastirliu i bëri nga qendra e re Borizanë, pikë e Qendrës Shëndetësore Thumanë, e rindërtuar pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo qendër ofton shërbim me standarde për 5,000 mijë banorë. Investimi është financuar nga Qeveria e Zvicrës. përmes Projektit ‘Shëndet për të Gjithë’, në mbështetje të programit të rindërtimit të qeverisë shqiptare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat