U arrestua për 134 kg kokainë, lirohet nga burgu administratori i ‘Massabi Fruits’

Shqipëria

U arrestua për 134 kg kokainë, lirohet nga burgu administratori i ‘Massabi Fruits’

Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Erion Peti, i arrestuar në prill për trafik ndërkombëtar droge është liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Apelit Durrës.

Peti u arrestua bashkë me Klajdi Xibrakun pasi në kontejnerin e kompanisë “Masabi Fruits” u gjetën 134 kg kokainë.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja, Anita Mici, e cila ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lënë pa asnjë masë shtrënguese.

Erion Peti dhe Klajdi Xibraku nga Tirana, janë aksionerë të kompanisë së eksportit të frutave e quajtur “Massabi Fruits”.

Peti dhe Xibraku të cilët kishin bërë porosinë me banane kanë mohuar të kenë lidhje me sasinë e madhe të drogës.

Kokaina e sekuestruar në Portin e Durrësit në prill 2021 ishte paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.

Droga e fshehur në kontejnerin me banane të nisur nga Ekuadori, në tregun evropian do të kapte një vlerë që arrin deri në 10 milionë euro.

Kjo është ngarkesa e dytë e madhe e kokainës që kapet vitet e fundit në Shqipëri pas sasisë prej 613 kg në shkurt të 2018 po në kontejner me banane në pronësi të Arbër Çekajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat