Rama mbledh në selinë rozë kryesinë e partisë, Kongresi i PS dhe zgjedhjet e pjesshme temat kryesore të diskutimit

Shqipëria

Rama mbledh në selinë rozë kryesinë e partisë, Kongresi i PS dhe zgjedhjet e pjesshme temat kryesore të diskutimit

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS kryesinë e partisë. Çështjet që do adresohen në këtë mbledhje janë 2. 

E para ka të bëjë me organizimin e Kongresit të PS që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme e do të shpalosen objektivat e qeverisë në këtë mandat qeverisës. 

Nga ana tjetër, në këtë mbledhje kryesie pritet të flitet edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit të mbetur pa kryetar.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se është herët të flitet për emra konkretë, por paraprakisht, drejtuesit politik të qarqeve kanë marrë emra të propozuara nga baza e anëtarëve të partisë në bashkitë përkatëse dhe do të bëjnë vlerësimet e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat