Shkollat u mbyllën, zonat ku do të godasë moti ekstrem me temperatura deri në -17 gradë Celsius

Shqipëria

Shkollat u mbyllën, zonat ku do të godasë moti ekstrem me temperatura deri në -17 gradë Celsius

Më: 20 janar 2022 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Sot ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se javën tjetër shkollat do të mbyllen për shkak të temperaturave të ulëta. Edhe meterologët kanë parashikuar se kjo javë dhe java që vjen do të sjellin temperatura ekstrem të ulëta në vendin tonë ku termomtetri pritet të shënojë deri në -17 gradë.

I ftohti i acartë ka mbërthyer vendin tonë prej disa ditësh dhe meterologët kanë parashikuar se edhe zonat e ulëta e ato bregdetare do përballen me temperatura nën 0 dhe meterologët e cilësojnë këtë dimër si të ftohtë dhe të ashpër si para viteve 90′. Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Stuhia e shiut ditën e sotme po vjen nga deti dhe reshjet e dëborës nga veriu.

Instituti i Gjeoshkencave nuk paralajmëron përmbytje të mundshme, por kërkohet kujdes. Ndërkohë gjatë ditëve në vijim priten sërish ndryshime, pasi do ketë më shumë reshje dëbore në shumë qytete të vendit dhe më pak reshje shiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat