Rushit Dik Sina (1882-1930)

Shqipëria

Rushit Dik Sina (1882-1930)

Nga: Moisi Murrja Më: 20 janar 2022 Në ora: 20:36
Rushit Dik Sina

Rushit Dik Sina lindi në Rreth-Kale të ish komunës së Muhurit, rrethi Dibër, më 21 janar 1882. Ka qenë një nga luftëtarët më të fuqishëm të Dibrës. Mori pjesë me armë në dorë në të gjitha kryengritjet kundër osmane e kundër serb. Në luftë kundër tyre u plagos shtatë herë. 

Për shkak të qëndresës së tij, shtëpia ju dogj tri herë: nga Shefqet Turgut Pasha në qershor 1910, austro-hungarezët në korrik të vitit 1916 dhe serbët në shtator 1920. Në kryengritjen kundër serbeve të gushtit 1920 u plagos në të dy krahët. Edhe pse në atë gjendje të rëndë vazhdoi luftën duke e përdorur armën me dhëmbë,këmbë e duarё të plagosura, që i rridhnin gjak. Ku nuk luftoi Rushit Sina: në Lerë të Spahiut e në Shkezë të Kbejt, në Mollë të Hoxhe (Muhurr), në Martanesh, në Maqëllarë e deri në Vllajnicë. Rushit Sinën e Halil Kaloshin ushtarët serb i njihnin nga zëri, kur jepnin kushtrimin luftarak: “A besa besë, burra, t’i kapim me dorë serbet!

Këtë trim Ahmet Zogu e pat mbajtur në truprojën  e tij në vitet 1921-1925.U nda nga jeta në vitin 1930.

Rushit Sina meriton vëmendje institucionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat