Spartak Braho krahason Vangjush Dakon me Toto Rinon

Shqipëria

Spartak Braho krahason Vangjush Dakon me Toto Rinon

Më: 21 janar 2022 Në ora: 00:32
Spartak Braho

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka folur për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, ku tha se Rama duhet të heqë dorë nga Dako, pasi në të kundërt do ta ketë fushatën elektorale të humbur. 

Ndërkohë që i pyetur për një emër të mundshëm që do të garojë nën siglën e Partisë Socialiste për të marrë drejtimin e Bashkisë së Durrësit, Braho tha se kjo çështje i përket vetëm diskutimeve brenda selisë rozë.

“Është një çështje e PS-së. Vetë Rama deklaroi se në 10 kandidatë do të preferonte një femër. Rrethi ngushtohet, por nuk dua të jap emër. I them Ramës të ketë kujdes me Durrësin sepse qeverisja lokale në drejtimin e Dakos ka lënë shumë për të dëshiruar,. Durrësi nuk e do më as fytyrën dhe as praninë Dakos. Thashë është sinonim i krimit në Durrës, Toto Rino i Durrësit, i vjedhjes dhe njeriut të korruptuar.

Nëse do të vijojë të mbajë Dakon nga pas në fushata e ka të humbur fushatën, por këtë nuk e besoj. Rama nuk është klasik në parime, nuk rrezikon kollaj. Durrësi ka djem dhe vajza shumë të mira, do të preferoja modelin e doktor Miri Hotit. Pra do të pëlqeja një figurë që do ta donte populli dhe jo një figurë si Vangjush Dako… Deri më sot janë ndërruar 10-15 kryetarë të Hipotekës në qeverisjen e Dakos. Në Durrës qarkullon vetëm klani i Vangjush Dakos", tha Braho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat