“Masat do të lehtësohen, ditët e izolimit do të ulen”, mjeku tregon se çdo të ndodhë pas disa javësh në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria

“Masat do të lehtësohen, ditët e izolimit do të ulen”, mjeku tregon se çdo të ndodhë pas disa javësh në Shqipëri dhe Kosovë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 08:21
Dr. Baki Ejupi

Dr. Baki Ejupi, mjek pranë Shërbimit Kombëtar Spitalor britanik, gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, u shpreh se varianti Omicron nuk është kaq i rrezikshëm sa në fillim. Duke iu referuar situatës në Angli, me rritjen e përqindjes së të vaksinuarve dhe të të infektuarve me Omicron, Dr. Ejupi shtoi se në muajt e ardhshëm mund të themi se jemi në endemi.

“Shifrat kanë filluar të bien. Tani një numër i caktuar faktorësh ka sjellë një situatë ku Omicron nuk është më rreziku që ishte para disa javësh. Ne kemi prirë në pandemi me shumë statistika, dhe Evropa ka ngecur për deri në katër javë, në kuptim të rritjes së numrit. E kemi arritur pikun të parët dhe besohet se ajo më e keqja ka kaluar për Omicron dhe përderisa nuk kemi ndonjë varianti tjetër që bëhet me interes, ne kompensojmë se ky është fillimi i fundit.

Është e pamundur ta eliminojmë mundësinë e varianteve të reja edhe pse nuk dëgjojmë për variante të reja. Mutacionet ndodhin gjithë kohës por po shpresojmë se nuk do të ketë mutacion sikur Delta apo Omicron. Përderisa ka infeksion në popullatë, virusi lëviz dhe muton por shpresa është se nuk do të kemi një variant të kemi që të paraqesë rrezik për popullatën si variantet e tjera dhe të kulmojë në numra të mëdha.”, tha ai.

Duke iu referuar institucioneve shëndetësore britanike, Dr. Ejupi shtoi se deri më tani është vlerësuar se nuk është e nevojshme marrja e dozës së katërt të vaksinës.

“Nuk e dimë përgjigjen ende por po besojmë se deri nga pranvera do të kthemi në normalitet, do të jetojmë në endemi, do të jetojmë me virusin. Nëse do të jepet doza e katërt apo jo, këtu agjensia për shëndetësinë publike, deri më tani ka vlerësuar se doza e katërt nuk nevojitet por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndryshojë dhe se do të kemi përfshirjen e Covidit në vaksinimin vjetor krahas me virusin sezonal. Në pranverë do të largohen të gjitha masat nëse numri i infeksioneve shkon me këtë trend në mënyrë që popullatat dhe ekonomia të munden të zhvillohen.”, theksoi mjeku.

A do të ketë një lehtësim masash? “E vetmja masë që ka mbetur e detyrueshme është vendosja e maskave në publik. Por masat të tjera do të lehtësohen. Besoj në javët e ardhshme dhe kjo mund të afektojë dhe udhëtimet brenda dhe jashtë. Ka gjasa që dhe këshillimi në kuptim të izolimit pas infeksionit të ndryshojë. Tani ka rënë 5 ditë, personi mund të dalë nga izolimi në ditën e 6 nëse ka një test negativ në ditën e 5 apo të gjashtë.

Kjo do të lehtësohet dhe do të zëvendësohet me një lloj udhëzimi se si njerëzit duhet të sillen nëse janë infektuar në varësi të pasqyrës klinike të sëmundjes.”, shtoi mjeku. Dr. Ejupi u ndal gjithashtu dhe tek situata në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai parashikoi se në javët e ardhshme do të ulet numri i të infektuarve që do të sjellë dhe lehtësim të masave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat