Si parashikohet moti të shtunën

Shqipëria

Si parashikohet moti të shtunën

Më: 22 janar 2022 Në ora: 06:16
Ilustrim

Prej mbrëmjes së djeshme e deri në këto momente fronti i ftoht solli reshje të cilat u regjistruan në stacionin meteorologjik Lezhë prej 70mm, në Elbasan 31mm e në pjesën tjetër të vendit nën këto vlera.

Qyteti i Peshkopisë ka patur sasinë prej 14cm reshje bore si dhe Korca 4cm.

Ka nisur kthjellimi në veri të territorit e kjo do të vijojë orë pas ore. E pranishme do të jetë era e vrullshme veriore kryesisht në bregdet.

Këto masa do të sjellin ngrica të mëtejshme në orët e ardhshme por edhe ditën e nesërme duke bërë që temperaturat të parashikohen: në zona malore -11 deri -2°C në zona e ulëta -3 deri 5°C në zona bregdetare -1 deri 5°C

Ju urojmë një fundjavë të mbarë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat