Punëtori gjeti vdekjen pasi ra nga lartësia/ Arrestohet inxhinieri i firmës, akuzohet për shkeljen e rregullave në punë

Shqipëria

Punëtori gjeti vdekjen pasi ra nga lartësia/ Arrestohet inxhinieri i firmës, akuzohet për shkeljen e rregullave në punë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar 11 persona midis tyre edhe një 60 vjeçar i cili akuzohet për shkeljen e rregullave në punë pasi ditën e djeshme ka humbur jetën një 59 vjeçar i cili ka rënë nga lartësia e firmës në të cilën 60 vjeçari ishte inxhinier.“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 60 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinier në një firmë, pasi në firmën ku ky shtetas punon, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi K. K., 59 vjeç”, thuhet në njoftimin policisë.

Ndërkaq, arrestimet e tjera lidhen me vjedhje, ikja nga arresti shtëpiak dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

–  F. H., 44 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në një argjendari;

– E. L., 34 vjeç, për veprën penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit “, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. L., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një minimarket në rrugën “Dora D’Istria”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 60 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinier në një firmë, pasi në firmën ku ky shtetas punon, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi K. K., 59 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. Sh., 21 vjeç, dhe A. I., 21 vjeç, pasi kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases V. K., dhe gjatë kontrollit fizik shtetasit A. I., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës, thikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 34 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. G., 34 vjeç, A. K., 25 vjeç, G. Z., 23 vjeç dhe P. G., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat