I ftohti ekstrem në Shqipëri, ISHP për qytetarë: Vishuni trashë dhe dilni të shoqëruar

Shqipëria

I ftohti ekstrem në Shqipëri, ISHP për qytetarë: Vishuni trashë dhe dilni të shoqëruar

Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik nisur nga temperaturat e acarta që kanë mbërthyer vendin, u bën apel qytetarëve të kenë kujdes, të vishen trashë, të pastrojnë zonat ku ka ngricë duke hedhur rërë ose kripe si dhe të dalin të shoqëruar në ambiente të jashtme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë disa këshilla për të gjithë në këto ditë acari, për të mbrojtur veten nga të ftohtët.

“Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit.

Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë.

Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme.

Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme.

Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme.

Mos harroni të merrni celularin”, thuhet në postimin e ISHP-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat