Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Shqipëria

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Më: 24 janar 2022 Në ora: 08:51
Ilustrim

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes të lartë për të punuar ose është gjithmonë në kërkim të një pune, ndërsa në disa të tjera grupi i popullsisë në moshë pune nuk dëshiron të punojë, d.m.th. nuk është në kërkim të një pune edhe pse në treg ka nevojë për pune.

Për shembull qarqet e Gjirokastrës dhe Korçës kanë një interes më të lartë ndaj punës se qarqet e tjera. Siç raportoi INSTAT në qarkun e Gjirokastrës 74 % e popullsisë në moshë pune (+15 vjeç) punuan ose ishin në kërkim të një pune në tremujorin e tretë të vitit 2021. Gjithashtu korçaret paraqesin një interes më të lartë se qarqet e tjera për tregun e punës, pasi 68.7 për qind e tyre ishin në punë ose në kërkim të saj. Në të kundërt në qarkun e Lezhës interesi i popullsisë për punë është shumë i ulët edhe pse bizneset në zonë shfaqin mungesa të theksuara për punonjës.

Sipas të dhënave të INSTAT vetëm 48.9 për qind e popullsisë në moshë pune në qarkun e Lezhës ishte në punë apo në kërkim të një punë në 3 mujorin e tretë, ndërsa pjesa tjetër më shumë se gjysma e popullsisë në moshë punë nuk janë as në punë dhe as duke kërkuar pune.

Nga ana tjetër bizneset në zonë po vuajnë mungesën e theksuar të punonjësve. Alban Zusi që ka disa fabrika në industrinë përpunuese në këtë qytete pohoi se, mungesa e punonjësve është shndërruar në shqetësimin kryesor vitet e fundit. Lezha është një nga qarqet vendit që ofron punësimin në shërbime për shkak të zhvillimit të shpejtë të turizmit. Gjithashtu qarku i Lezhës ka të zhvilluar bujqësinë argotizmin dhe industrinë përpunuese.

Pas Lezhës interes të ulët për tregun e punës shfaqin dibranët. Në këtë qark vetëm 54 për qind e popullsisë në moshë punë ishin duke punuar ose duke kërkuar punë. Dibra është një qark ku mbizotëron vetëpunësimi në bujqësi.

Popullsia e qarkut të Tiranës gjithashtu ka një pjesëmarrje të ulët në tregun e punë të popullsisë në moshë pune. Vetëm 55% e popullsisë mbi 15 vjeç ishin në punë ose në kërkim të punës, duke e renditur kryeqytetin me popullsinë me pasive në vend edhe pse ka ofertën më të lartë për punë në shkallë kombëtare si rrjedhojë e përqendrimit më të lartë të aktivitetit ekonomik.

Gjatë tremujorit të tretë 2021, në qarkun e Durrësit kishte një interes më të lartë për të marrë pjesë në tregun e punës në raport me dy vitet paraardhëse, si rrjedhojë e përfshirjes në procesin e rindërtimit/Monitor

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat