Rama: Tre liderë, njëri ‘grata’, tjetri ‘non grata’ dhe i treti edhe ‘grata’ edhe ‘non grata’

Shqipëria

Rama: Tre liderë, njëri ‘grata’, tjetri ‘non grata’ dhe i treti edhe ‘grata’ edhe ‘non grata’

Më: 24 janar 2022 Në ora: 11:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së këtë të hënë ironizoi dhe sulmoi ashpër luftën e brendshme të PD-së.

Rama e cilësoi presidentin Meta si një lider edhe ‘grata’ edhe ‘non grata’.

“Dy parti Demokratike, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti me e madhe se të dyja bashkë! 3 lider njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata edhe non grata. 3 popuj pas tyre, populli i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit, ky treti i vërteti që merr jetë mes të parit dhe të dytit.

Kjo është oferta për demokratët dhe për të gjithë ato që e quajnë veten pjesë të këtyre tre popujve, ndërkohë që populli është i qartë për çfarë sheh.

Në emër të këtyre tre popujve do të thirren 6 fushata. Rraqe-rraqe kiko sa gishta janë këtu. Teksa rraqet do të hidhen mbi njëra-tjetrën, duke i kthyer 6 bashki në rraqe ne duhet të shikojmë punën tonë derë më derë nëpër të gjitha lagjet e këtyre bashkive”, tha Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat