Mbyllet sektori i vizave, ambasada gjermane tregon kur mund të zëvendësohen takimet e anuluara

Shqipëria

Mbyllet sektori i vizave, ambasada gjermane tregon kur mund të zëvendësohen takimet e anuluara

Më: 24 janar 2022 Në ora: 18:52
Ilustrim

Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë me dije se sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur deri më 28 janar.

Përmes një njoftimi në Facebook sqaron se do të njoftohen me e-mail të gjithë aplikuesit, të cilëve u anulohet takimi.

“Ne shpresojmë që takimet e anuluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.

Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat