Moti i keq bllokon punën e ambasadave shqiptare, Ministria e Jashtme: Ja ku të kontaktoni për emergjenca

Shqipëria

Moti i keq bllokon punën e ambasadave shqiptare, Ministria e Jashtme: Ja ku të kontaktoni për emergjenca

Më: 25 janar 2022 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë. 

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike. 

🔴Në raste emergjencash, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme lutet të kontaktoni 📲 në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617
Mynih: +4915237913997
Romë: +393420498192
Athinë: +306941658183

➡️ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat