“Këshillimi Kombëtar”/ Tritan Shehu: Rama pyet sot për të fshehur dështimin e tij në integrim

Shqipëria

“Këshillimi Kombëtar”/ Tritan Shehu: Rama pyet sot për të fshehur dështimin e tij në integrim

Më: 25 janar 2022 Në ora: 19:25
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka konsideruar nismen e kryeministrit Edi Rama të “Këshillimit Kombëtar” si një pyetësor për të fshehur dështimin e tij.

Sipas tij Rama po kërkon të ngatërrojë shqiptarët në labirinte pyetjesh dhe përgjigjesh.

Postimi

Keshillimi Kombetar“–Rama pyet sot per te fshehur deshtimin e tij ne integrim.

Rama “pyet” sot qytetaret: “A duhet ndare procesi i integrimit te Shqiperise nga ai i Maqedonise se Veriut” ?!

Cudite dhe hipokrizite nuk paskan fund! Rama keshtu kerkon te ngateroje njerezit ne labirinte pyetjesh e pergjigjesh pa asnje kuptim per te mjegulluar faktin tragjik te vendit tone, ate te 8 viteve bllokim e hapa mbrapa ne procesin e Integrimit tone Europian. Dhe kjo ka vetem nje pergjegjes e shkaktar, kete Qeveri e kete Kryeminister, qe me keq qeverisjen e tyre, lidhjet e gabuara nderkombetare, kriminalitetin e trafiqet ne vend, po na largojne cdo dite nga objektivi i yne jetesor, Europa e Perendimi. Rama mund te pyeste, nqs ai nuk e di akoma, per vullnetin e shqiptareve ne rrugen drejt Europes. Ai mund te pyeste shqiptaret per emrin qe ata i vene pergjegjesit te deshtimit te ketij procesi.

Por keshtu do te dilte kudo ne skeda emri i tij.Dhe per te fshehur kete, pra gjurmet e “lare gojen”, pyet per “kondicionimin” tone nga Maqedonia e Veriut me ate proces, pikerisht per tu maskuar mbas atij shteti.

Ne fakt edhe kete iluzion kondicionimi ishte vete Rama qe e krijoi me politikat e tij se prapthi ne Rajon e me partneret.

Por tashti jemi akoma me keq.  Ai me “Ballkanin e Hapur” te Vucic po e kondicionon integrimin e Shqiperise me ate te Serbise, e cila fytyren e ka te kthyer nga Rusia. Pra kesaj i thone “prit gomar te mbije bar”!

Ndrsa me keto pyetje ai kerkon pikerisht te fshehe mbas „gishtit“ te verteten e madhe: Qe procesi i integrimit eshte nje proces individual i cdo shteti ne baze te standarteve te Brukselit qe ai realizon. Jo ne baze standarteve te Beogradit, qe Rama kerkon te na imponoje dhe po na bllokon ne integrimin tone.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat