SHBA mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut: Shqipëria e vendosur drejt integrimit në BE

Shqipëria

SHBA mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut: Shqipëria e vendosur drejt integrimit në BE

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:12
Yuri Kim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin projekt-amendamentin për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Tëitter, ambasada amerikane në Tiranë thotë se ky amendament e mban Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit të BE-së.

Postimi i ambasadës së SHBA-së:

SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe janë dakord se mbështetja për amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut e mban Shqipërinë me vendosmëri drejt rrugës së anëtarësimit. Vazhdoni të ecni përpara.

Më herët edhe Bashkimi Europian ka shprehur mbështetjen e saj për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, BE e konsideron një hap të rëndësishëm paraqitjen e këtij projekt-amendamenti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat