Rama publikon shifrat: Mbi 80 mijë qytetarë i përgjigjen Këshillimit Kombëtar

Shqipëria

Rama publikon shifrat: Mbi 80 mijë qytetarë i përgjigjen Këshillimit Kombëtar

Më: 29 janar 2022 Në ora: 14:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e qytetarëve shqiptarë që i janë përgjigjur Këshillimit Kombëtar dhe anketës së qeverisë me 12 pyetje.

Janë mbi 82 mijë qytetarë që kanë plotësuar anketën deri mesnatën e kaluar.

Rama i falënderon dhe iu jep garanci se opinioni i tyre do të dëgjohet dhe më tej i fton “të dëgjojmë njëri-tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë”.

“40.000 qytetarë janë përfshirë deri mbrëmë në orën 00:00 në Këshillimin Kombëtar – 40,236 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe mbi 2,500 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.

Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt
Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar përmes postës ose linkut www.keshillimikombetar.al
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë
”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat