Përmbyset një veturë në Elbasan, lëndohet ngasësi

Shqipëria

Përmbyset një veturë në Elbasan, lëndohet ngasësi

Më: 29 janar 2022 Në ora: 20:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në Elbasan, ku një veturë është përplasur me muret anësore dhe më pas është përmbysur me gomat lart në rrugë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime ngasësi i veturës.

Ndërkaq nuk ka të dhëna për të lënduar të tjerë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat