Veliaj sulmon Dukën: Si u përgjigjem atyre që pyesin përse futesh në këto debate

Shqipëria

Veliaj sulmon Dukën: Si u përgjigjem atyre që pyesin përse futesh në këto debate

Më: 30 janar 2022 Në ora: 12:34
Erion Veliaj

Gjatë një eventi me volejbollistet U-16 që garojnë në Kampionatin Kombëtar, kryebashkiaku Erion Veliaj sulmoi sërish kreun e FSHF-së Armand Duka dhe modelin e institucionit që ky i fundit drejton.

Veliaj u shpreh se një Federatë që vjedh zgjedhjet e veta manipulon edhe ndeshjet sportive duke e kthyer volejbollistin që synon kombëtaren në tender dhe ankand.

“Siç e tha Fideli, aty ky ka bashkëpunim, ku ka transparencë, aty ku kryetari i Federatës, Erli ynë i mrekullueshëm, aty ku sekretari i Federatës, zgjidhen me zgjedhje të lira, me zgjedhje të pastra, me një listë delegatësh që e dinë të gjithë, ai që fiton përqafon kundërshtarin dhe të gjithë krijojnë një federatë model si Federata e Volejbollit. Nëse Albensi do kishte votuar pa delegatë, pa lista. Nëse Erli do ishte votuar me manipulime ju nuk do të ishit këtu sot.

Sepse një federatë që vjedh zgjedhjet e veta sigurisht vjedh edhe zgjedhjet e ndeshjesh, shet edhe lojën. E kthen në tender dhe ankand volejbollistin që do shkoj në kombëtare. Dhe fillon te mënyra si funksionon federata që në të kemi garanci që edhe loja këtu do jetë e pastër. Kur shumë miq më pyesin po përse futesh në këto debate. Përgjigjja që kam është kjo, nëse kryetari i bashkisë shikon dika dhe nuk reagon, dhe është njeriu më i fuqishëm i qytetit kush do reagojë?! Kujt ia mban të reagojë?! Një mësues fizkulture humbet certifikatën, një lojtar humbet kartonin, një ekip që reagon bie nga kategoria nëse ai që drejton është i pa moralshëm, shet ndeshjen, shet fair play-n”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat