Aksident në rrugën e Arbrit, drejtuesja e mjetit në gjendje të rëndë

Shqipëria

Aksident në rrugën e Arbrit, drejtuesja e mjetit në gjendje të rëndë

Më: 31 janar 2022 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 12 të kësaj të hëne në rrugën e Arbrit.

Një automjet i cili drejtohej nga një 40 vjeçare u përplas me barrierat anësore të rrugës së Arbrit. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shkallë.

Drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shënderësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht shkak dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat