Festa që u kthye në tragjedi, momenti kur babai sheh se i biri nuk jeton më

Shqipëria

Festa që u kthye në tragjedi, momenti kur babai sheh se i biri nuk jeton më

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me një bilanc tregjik është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Bëjmë me dije se si pasojë e aksidentit një automjet ka rënë në lumin Shkumbin.

Trupat e pajetë të tre personave u nxorën pas disa orësh kërkime në kushte të vështira meteorologjike nga automjeti tip "Benz".

Pamje rrëqethëse janë siguruar nga report tv, ku shihet momenti që polumbarët e Reneas nxjerrin në krah njërin prej trupave tashmë pa shenja jete.

Pranë automjetit me padurim qëndron babai i viktimës, i cili pret të dëgjojë se djali i tij është “gjallë”, por më kot. Menjëherë polumbarët e tërheqin për ta ngushëlluar. 

Më poshtë janë emrat e viktimave në aksidentin në Elbasan, ku Elmi Keqa 53 vjeç, dhe Elona Keqa, 35 vjeç dhe Elis  Sulmataj 18 vjeç kanë humbur jetën. Ndërkohë që Elisiado Keqa 10 vjeç dhe Ambra Mhilli 20 vjeç janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Është bërë e ditur më parë se Elmi Keqa, Elona Keqa, Elis  Sulmataj, Elisiado Keqa dhe Ambra Mhilli zgjodhën qytetin e Korçës për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, udhëtim që do të kthehej në tragjedi. Ata ishin nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë për të festuar një ditëlindje, por momentet e gëzimit për familjen nga Kukësi nuk zgjatën shumë duke u kthyer kështu në një tragjedi.

Pamjet KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat