Bënte xhirime gomash dhe drift me BMW për t’i publikuar në Tik Tok, gjobitet shoferi. Ja shuma që duhet të paguajë

Shqipëria

Bënte xhirime gomash dhe drift me BMW për t’i publikuar në Tik Tok, gjobitet shoferi. Ja shuma që duhet të paguajë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 08:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Shoferi i mjetit tip “BMW” është kapur nga Policia Rrugore e Tiranës pasi bënte gara shpejtësie dhe i postonte videot në rrjete sociale.

Drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë.

Më datë 31.01.2022, rreth orës 22:00 në rrjete sociale janë hedhur pamjet filmike ku mjeti tip “BMW”, nuk ka rregulluar shpejtësinë dhe ka bërë xhirime gomash dhe drift.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas një pune intensive hetimore profesionale u bë i mundur identifikimi i targës së automjetit dhe më pas i drejtuesit të mjetit, i cili u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat