Arrestohet në Vlorë pjesëtari i grupit të Habilajve, Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg

Shqipëria

Arrestohet në Vlorë pjesëtari i grupit të Habilajve, Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Arrestohet në Vlorë pjesëtari i grupit të Habilajve, Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg.

“Gjithashtu, në vijim të kontrolleve është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj e 4 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat