Erion Braçe sulmon Armand Dukën: Është financier i pularisë me ‘Bentley’, e ka rrogën 40 mijë lekë në muaj

Shqipëria

Erion Braçe sulmon Armand Dukën: Është financier i pularisë me ‘Bentley’, e ka rrogën 40 mijë lekë në muaj

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:33
Erion Braçe

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit mbi makinën luksi ‘Bentley’.

Në një postim në “Facebook”, Braçe ironizon targat e makinës së kreut të FSHF-së duke shkruar se kjo makinë luksi është e një financieri në një pulari dhe nuk e di pse quhet Armand Duka dhe merr 40 mijë lekë në muaj.

Postimi i plotë:

BENTLEY FLYING KJO MAKINE!

NE TARGE;

“AD” NUK ESHTE ARMAND DHE,

“DU” NUK ESHTE DUKA!

777 NUK JANE 3 NUMRA BIXHOZI,

JANE NUMRA TARGE!

Kjo makine luksi eshte e nje financieri ne nje pulari qe nuk di pse quhet Armand Duka dhe e ka rrogen 40 mije leke ne muaj!

Fluturon GOMARI, fluturon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat