Presidenti Meta publikon mesazhin: Kushtetuta nuk ndryshohet asnjëherë pa referendum

Shqipëria

Presidenti Meta publikon mesazhin: Kushtetuta nuk ndryshohet asnjëherë pa referendum

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 16:13
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa nga mesazhet e forta të dhëna në një intervistë televizive ku ka venë theksin te mbrojtja e Kushtetutës së vendit që sipas tij nuk duhet të ndryshojë asnjëherë pa kaluar më parë në referendum.

Meta shprehet se ai I ka shërbyer gjithmonë demokracisë, pluralizmit politik, integrimit europian dhe mbrojtjes së librit themeltar të shtetit.

“Koherenca ime ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum.

Unë gjithmonë i kam shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Koherenca ime ka qenë absolute dhe jam shumë krenar për këtë!”, thekson Kreu i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat