Shkarkimi i presidentit/ Këshilltari ligjor i Metës: Ja shkeljet që ka bërë Kuvendi!

Shqipëria

Shkarkimi i presidentit/ Këshilltari ligjor i Metës: Ja shkeljet që ka bërë Kuvendi!

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 18:05
Bledar Dervishaj

Bledar Dervishaj, këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj sqaroi procedurën e ndjekur sot në Gjykatën Kushtetuese.

Në një dalje për mediat, Dervishaj përmendi tre shkeljet e kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së Komisionit Hetimor.

Ne kemi parashtruar ndër të tjera se shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të gjitha parimeve kushtetuese të kryera të Kuvendit, një prej shkeljeve të konstatuara dhe të dokumentuara te Kushtuesja ishte fakti që në datën 7 maj 2021, ku u zhvillua seanca plenare për ngritjen e Komisionit Hetimor, Kuvendi kishte konsumuar 3 shkelje. Shkelja e parë kishe të bënte me përcaktimin e rendit të ditës.

Rendi i ditës ishte caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit më datë 6 maj. Pra Kuvendi po thërritej në seancë plenare për një afat më pak se 24 orë. Kjo ishte shkelja e parë. Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje, ndërkohë që seanca plenare mori dy vendime.

Pra duhet të kishte 2 çështje e jo 1. Shkelja e tretë ka të bëjë që referuar Kuvendit nuk kishte vendim për të vendosur shtesa në rendin e ditës. Bëra këtë parashtesë se kur në mënyrë të zgjeruar na erdhi radha ne më 3 shkurt 2022 të bënim parashtrimet tona Kuvendi aktivizohet të nesërmen me datë 4 shkurt dhe depoziton në Kushtetuese prova shtesë.

Po çfarë i kishte sjellë. Ishte shkresa e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, ku ndër të tjera në lidhje me shqyrtimin e çështjes objekt të shkarkimit të Presidentit, Kuvendi vendos në dispozicion disa fletë.”, tha Dervishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat