Manastirliu dhe Kalo për situatën epidemiologjike: Jemi te bishti i pandemisë

Shqipëria

Manastirliu dhe Kalo për situatën epidemiologjike: Jemi te bishti i pandemisë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:26
Manastirliu dhe Kalo për situatën epidemiologjike: Jemi te bishti i pandemisë

Pavarësisht uljes së kurbës epidemike, ministrja Ogerta Manastirliu dhe mjeku Tritan Kalo kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Në videon e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Kalo apelon për zbatim të rregullave anticovid dhe vaksinim të qytetarëve, ndërsa e konsideron situatën aktualet si “bishtin e pandemisë”.

“Jemi në kohën kur ka shtrirje të pandemisë, ajo që quhet “bishti i pandemisë” i cili jep shtrirje të numrit të rasteve ose mund të jetë dy-trefishimi i saj por me ulje të agresivitetit.

Dhe kjo periudhë mund të zgjasë me muaj të tërë deri sa pandemia të transformohet në endemic”, theksoi Kalo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat