KQZ nuk i regjistroi kandidatin për Durrësin, LRE ankimon në KAS vendimin

Shqipëria

KQZ nuk i regjistroi kandidatin për Durrësin, LRE ankimon në KAS vendimin

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 10:52
Arian Galdini

Lëvizja e Re e Arian Galdinit ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ për mosregjistrimin e kandidatit të saj për kryetar të bashkisë së Durrësit Jonid Nano.

Nano nuk është regjistruar, pasi sipas KQZ partia Lëvizja e re nuk ka mandat në këshillin Bashkiak të Durrësit.

KQZ nuk ka njihur vetëdeklarimin e këshilltares Alneida Rroshi, e cila mbështet kandidatin e LRE me argumentin se nuk përmbush kushtin ligjor.

Por LRE pretendon se në nenin 63, pika 3 të kodit zgjedhor të ndryshuar nuk kërkohet që zotëruesi i mandatit të këshillit bashkiak ti përkasë subjektit zgjedhor të cilin ai e mbështet por që zotëruesi i mandatit bashkiak të ketë të paktën 6 muaj që e zotëron atë mandat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat