I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, pranga 47-vjeçarit shkodran

Shqipëria

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, pranga 47-vjeçarit shkodran

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale "kultivim i bimëve narkotike."

Blutë bëjnë me dije se u arrestua A.L 47 vjeç banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë. 

Për këtë shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke bujqësore që kishte marrë me qira, në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat