Tymi shkakton panik mes nxënësve dhe mësuesve në shkollën ‘Jan Kukuzeli’, ndërpritet për disa minuta mësimi

Shqipëria

Tymi shkakton panik mes nxënësve dhe mësuesve në shkollën ‘Jan Kukuzeli’, ndërpritet për disa minuta mësimi

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Një defekt teknik në kaldaja ka shkaktuar panik tek nxënësit e shkolles “Jan Kukuzeli’ në Durrës.

Nxënës dhe mësues braktisën menjëherë klasat duke dalë në oborrin shkollës, raporton korespondenti i Panorama.

Ndërkohë, pas disa minutash ndërprerje, procesi mësimor vazhdoi normalisht.

Ajo që u konstatua ishte fakti se kaldaja nuk ka djegur mirë peletin dhe për pasojë, dhoma ku ndodhet kjo kaldajë është mbushur me tym.

Situata u normalizua brenda disa minutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat