Vaksinimi i shtatzënave/ Shqipëri, nënat në pritje janë ngurruese

Shqipëria

Vaksinimi i shtatzënave/ Shqipëri, nënat në pritje janë ngurruese

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Një vit nga nisja e vaksinimit në vendin tonë, gratë shtatzëna mbeten një kategori, nder më ngurrueset, përsa i përket këtij procesi.

Radjona Hoxha, Obstetër-Gjinekologe: Ajo që ne vëmë re, është që një kategori të rinjsh, të cilët planifikojnë një shtatzëni, janë skeptikë ndaj vaksinës. Nuk vaksinohen, sepse mendojnë, se vaksina ndikon në pjellori. Por sot nuk ka asnjë të dhënë botërore që të tregojë se vaksina kundër Covidit ndikon në fertilitet.

Një pjesë e mirë e grave shtatzëna që unë ndjek, janë të vaksinuara, por ka edhe shumë prej tyre, që nuk e kanë kryer këtë proces. Në momentin që ne iu sugjerojmë të vaksinohen gjatë shtatzënisë, ato hezitojnë, pasi mendojnë se kjo do të ndikojë në zhvillimin e bebit.

Disa studime në fundit në Pediatri, të publikuara në shkurt, tregojnë se fëmijët e lindur nga nëna që janë vaksinuar gjatë shtatzanisë, kanë imunitet në 6 muajt e parë të jetës së tyre.

Pra vaksinimi gjatë shtatzënisë mbron nënën të mos kalojë një formë të rëndë të Covidit deri në fund të shtatzënisë dhe pas saj, dhe njëkohësisht mbron edhe bebin nga infektimi. Prandaj dhe ne tani këmbëngulim që gratë të vaksinohen, nëse ato planifikojnë një shtatzëni apo janë tashmë shtatzëna dhe janë të pavaksinuara.

Unë kam patur disa raste që kanë hezituar për 1 vit për t’u vaksinuar. Janë vaksinuar, kanë bërë dozën e parë, dhe kanë qenë shtatzëna, dhe dozën e dytë e kanë bërë gjatë shtatzënisë. Deri tani ato po shkojnë shumë mirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat