Fushata e PD në Lushnjë/ Kandidati Indrit Sefa: Nuk bëj dallime politike nëse fitoj

Shqipëria

Fushata e PD në Lushnjë/ Kandidati Indrit Sefa: Nuk bëj dallime politike nëse fitoj

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 15:30
Indrit Sefa

Kandidati i Partisë Demokratike për Lushnjën  Indrit Sefa ka  nisur një fushatë derë më derë për t’i kërkuar qytetarëve votën për drejtimin e Bashkisë.

“Kam ardhur t’ju kërkoj votën. PS ka 15 vjet që qeveris Lushnjën dhe e ka lënë në këtë gjendje,  e kane lënë në mëshirë të fatit vendin, ne do bëjmë ndryshimin”, tha Sefa.

Kandidati  demokrat  kërkon besimin për 1 vit, ndërsa zotohet se nuk do të bëjë dallime partiake nëse fiton zgjedhjet.

“Detyra ta vejmë bashkinë në punë, unë kërkoj mandat 1 vjeçar . Do kem dyert e hapura për të gjithë, nuk do diferencoj qytetarët”, theksoi ai.

Kandidati Indrit  Sefa  ka sfiduar dy rivalët e tij duke i ftuar në debat publik.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat