Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur

Shqipëria

Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 15:53
Edi Rama

Edi Rama ka zgjedhur një strategji të qartë në rolin e tij si dëshmitar përpara komisionit hetimor për inceneratorët. Ai ka vendosur të sillet si një i pandehur para prokurorit duke marrë përsipër mbrojtjen politike për të tre projektet e djegësve, por duke shmangur çdo përgjegjësi ligjore personale për proceduarat, prokurimet apo siç tha ai “për pazaret e bërë skutave”. 

Pra si kryeministër ai ka qëndruar në linjën, që edhe nëse hipotetikisht ka pasur abuzim apo korrupsion, ai nuk ka lidhje me to.

“Unë me ministrin e mjedisit kam pasur një bashkepunim shumë të mirë…se çfarë ka bërë mbas shpinë time dhe të gjithe procesit, kjo nuk është një çështje që mund ta marri vesh kryeministri. Ai e merr vesh vetem kur është vetë vetë pjesë. Ky nuk është rasti me mua as me mënyrën si punon kjo qeveri”, tha ai duke iu referuar akuzave të SPAK ndaj ish ministrit Lefter Koka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat