Vrasja e kryekamarierit Gazment Kurmaku në një lokal në Elbasan, arrestohet 34-vjeçari

Shqipëria

Vrasja e kryekamarierit Gazment Kurmaku në një lokal në Elbasan, arrestohet 34-vjeçari

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Është vënë në pranga 34-vjeçari me iniciale L. D. i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 20.10.2021 në një lokal në fshatin Labinot Fushë, Elbasan.

Ku mbeti i vrarë kryekamarieri Gazment Kurmaku.

Ndalimi i 34-vjeçarit u bë i mundur  pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”  për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” për krimin ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, 33-vjeçari me iniciale E. Ll. goditur me grushte dhe sende të forta kryekamarierin i cili për pasojë gjeti vdekjen.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat