Aksident i rëndë në Korçë, ambulanca kthehet përmbys pranë karburantit

Shqipëria

Aksident i rëndë në Korçë, ambulanca kthehet përmbys pranë karburantit

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë.

Një ambulancë është përmbysur tek karburanti i qytetit.

Mësohet se drejtuesi i autoambulancës është përplasur me një nga pemët dekorative e më pas mjeti është përmbysur.

Shoferi ka marrë disa lëndime por është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet nëse ka patur pacientë brenda ambulancës ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat