"6 marsi" Berisha: Vota e Shkodrës shpresë për të ecur të sigurt drejt fitores përfundimtare të PD

Shqipëria

"6 marsi" Berisha: Vota e Shkodrës shpresë për të ecur të sigurt drejt fitores përfundimtare të PD

Më: 4 mars 2022 Në ora: 20:53
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër.

Në fjalën e tij ai tha se 6 marsi, dita kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet vendore të 6 bashkive, është ditë e shpresës për të ecur drejt fitores së PD.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës që të votojnë kandidatin e për kryetar bashkie nga “Shtëpia e Lirisë” Bardh Spahia.

Sali Berisha: Të përulem me mirënjohjen time të pakufishme, nderimin më të madh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme që i keni dhënë dhe i jepni PD për qëndrimin tuaj të pamposhtur me idealet  tuaja fisnike të lirisë. Për vizionin tuaj të kthjellët, të qartë, perëndimorët e kombit shqiptarë. Me 6 mars vota e Shkodrës është votë për shpresën për optimizmin, për besimin për vendosmërinë për të ecur të sigurt drejt fitores përfundimtare të PD. Votoni Bardh Spahinë, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat