Nuse e vjehrrë në Devoll u gjetën dy ditë pas vrasjes, autori u largua nga fshati me taksi

Shqipëria

Nuse e vjehrrë në Devoll u gjetën dy ditë pas vrasjes, autori u largua nga fshati me taksi

Më: 6 mars 2022 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Devoll. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autori Ali Zili e ka kryer vrasjen dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre.

Natën e vrasjes ai është larguar nga fshati me një taksi në drejtim të Korçës,duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna.

Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në Korçë.

36-vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit, duke u larguar për dy ditë nga fshati.

Të njëjtat burime pohojnë qe autori i krimit ka pasur hematoma në duar, çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushte viktimat.

Ndërkohë, në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit.

Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij, në të cilën sipas vëllait të autoritishte kthyer rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës.

Për policinë motivi i ngjarjes mbetet grabitja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat