Operacion në të gjithë vendin, SPAK lëshon 44 urdhër arreste

Shqipëria

Operacion në të gjithë vendin, SPAK lëshon 44 urdhër arreste

Më: 10 mars 2022 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një operacion të gjerë në të gjithë vendin. Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra janë lëshuar 44 urdhër arresti për kultivim të lëndëve narkotike, të cilat janë ekzekutuar.

Operacioni ka nisur në mesnatë në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Operacioni është ndërmarrë për goditjen e grupeve kriminale. Gazetari Elton Nikaj bën me dije se në Vlorë janë shoqëruar disa persona, si pjesë e grupit të dyshuar për trafik të narkotikëve. Aksioni nga SPAK është kryer gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa janë kryer kontrolle të shumta në banesa.

Mësohet se janë lëshuar 8 urdhër arreste nga  SPAK në Vlorë, ndërsa janë shoqëruar 6 persona këtë mëngjes në Vlorë dhe Drashovicë, një person nuk u gjet, ndërsa një tjetër rezulton në burg.

Kontrolle ka pasur gjithashtu në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Sakaq, hetimet vijonin prej tre vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat